Pragë, 14 gusht – Presidenti çek Millosh Zeman sot e ka hedhur poshtë propozimin e Partisë socialdemokrate për ministër të ri të Kulturës.
Përfaqësues i kabinetit të Zemanit ka deklaruar se kandidati Mihail Smarda nuk është i kualifikuar për ministër të Kulturës.
Partia socialdemokrate, partner koalicioni në qeveri ka kundërshtuar vendimin, duke thënë se Zeman nuk ka të drejtë kushtetuese ta hedh poshtë propozimin e tyre dhe është kërcënuar se do ta braktis koalicionin për shkak të këtij kontesti.