Peskara e Zdenek Zemanit sapo përfundoi sfidën e javës së 11-të në Serinë B italiane, përballë Empolit, dhe u mund me rezultatin 3-1. Por, më shumë se sa për rezultatin, mediat italiane janë bërë kureshtare për një fakt në listën e lojtarëve të Peskarës në këtë ndeshje. Portieri i dytë, Piljaceli, është dërguar në tribunë nga çeku Zeman, dhe kështu klubi i Peskarës ishte në këtë sfidë pa një portier rezervë. Numri 12 u përjashtua për këtë sfidë për thyerje të disiplinës, ndërsa portieri i tretë nuk ishte grumbulluar fare me skuadrën.