Zemaj: Nga 8 qershori qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vet izolimit 7 ditor

31

Ministri i  Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se ata që hyjnë në Kosovë nga 8 qershori nuk do t’i nënshtrohen vet izolimit 7 ditor.

Ai deklaroi se pas analizës së bërë në terren me hapjen e kufijve IKSHPK-ja rekomandon që për ata që hyjnë në Kosovë tu bëhet një kontroll i detajuar.

“Bashkë me IKSHPK-në MSH-ja është duke e përcjell situatën epidemiologjike, por ka vendime të reja që nga e hëna e 8 qershorit do të hyjnë në funksion”.

“IKSHPK rekomandon si më poshtë:

Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,

Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19

Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vet izolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët

Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve

Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes”.

Comments are closed.