Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot perëndimorët kundër heqjes së sanksioneve ndaj Moskës për aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen për separatistët prorusë, në një kohë kur Parisi po operon për një afrim me Rusinë.
“Sanksionet janë një armë diplomatike e fuqishme dhe efikase. Nuk lodhem t’ua përsëris partnerëve perëndimorë që na ndihmojnë, por mendojnë herë pas here për heqje sanksionesh. Ju humbni para, vërtet? Por, ne humbim njerëz”, theksoi Zelensky duke iu referuar mijëra viktimave të luftës në lindje të Ukrainës.
Presidenti nënvizoi se rruga e vetme drejt fundit të luftës ishte ajo e diplomacisë. “Ne do të luftojmë për ta rikthyer Krimenë”, shtoi ai duke pranuar se ishte çështje shumë e komplikuar.