Kiev, 1 dhjetor – Ukrainës i duhen bisedime direkte me Rusinë që t’i jepet fund luftës në rajonin lindor Donbas kundër forcave të mbështetura nga Moska, deklaroi sot presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ai pati fjalim para Parlamentit pasi Ukraina i bëri thirrje NATO-s të përgatisë sanksione ekonomike kundër Rusisë dhe ta përforcojë bashkëpunimin ushtarak me Kievin me qëllim që ta kthejnë Moskën nga sulmi i ri.
“Duhet ta tregojmë të vërtetën se nuk do të mund ta pengojmë luftën pa negociata direkte me Rusinë dhe sot e njohën të gjithë partnerët e jashtëm”, theksoi Zelenski.
Kremlini paraprakisht kumtoi se presidenti rus Vlladimir Putin nuk është kundër idensë për bisedës me Zelenskin, por se “bisedimet vetëm për shkak të bisedës është e pakuptimtë” dhe Moska do të dëshiron të shohë agjendë të përgatitur përkatëse për një takim të tillë.
Ukraina është përfshirë në Aleancë në bisedimet e sotme në Riga për atë si të kthehet Rusia nga sulmi i ri, duke pohuar se Moska angazhon ushtarë në afërsi të kufirit ukrainas.