Kiev, 17 janar – Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski nuk e pranoi dorëheqjen e kryeministrit, Oleksij Gonçaruk. Zelenski vlerësoi se tani nuk është koha për destablizimin e situatës politike dhe ekonomike në vend, transmeton gazeta KOHA.
“E mora prej jush dorëheqjen e shtruar. Vendosa që juve dhe Qeverisë t’u jap një shans”, ka thënë Zelenski në takimin me Gonçaruk. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë të vijë drejt ndryshimeve të kuadrit në Qeverinë e Ukrainës.
Kryetari i Qeverisë ukrainase, Oleksej Gonçaruk sot dha dorëheqje nga funksioni. “Erdha në pozitë për ta plotësuar programin e presidentit. Ai për mua është shembull i transparencës dhe i ndershmërisë. Që të hiqen dyshimet në respektimin dhe besimin që Qeveria i ka për presidentin, unë jap dorëheqje”, shkroi Gonçaruk në Fejsbuk.
Dorëheqjen e shtroi dy ditë pasi në opinion doli një audio incizim prej takimit të tij me ministrat pas dyerve të mbyllura, ku dëgjohet se si thotë ai se Zelenski nuk e kupton se si funksionon ekonomia.
“Zelenski disponon me njohuri shumë më primitive për ekonominë”, ka thënë Gonçaruk, duke shtuar se edhe vetë nuk ka njohuri për ekonominë.(koha.mk)