Zelenski ka vizituar vijën e frontit para se të shkojë në takim me Putinin në Paris

Kiev, 6 dhjetor – Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot e ka vizituar vijën e frontit në lindje të vendit, në vetëm disa ditë para Samitit të “Katërshes normandike” për Ukrainën, në të cilën do të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

“Më besoni, më lehtë është të negociohet kur do të ndjehet forca dhe përkrahja e juaj”, u shpreh Zelenski para ushtarëve në lokacionet në afërsi të vijës së frontit.

Presidenti i Ukrainës në uniformë të maskuar para gazetarëve dekoroi ushtarët dhe më pas shkoi t’i vizitojë ushtarët në vijën e parë të frontit.

Zelenski dhe Putin, ditën e hënë në Paris do të takohen me presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel me qëllim që të ripërtërijnë negociatat paqësore për pjesën e lindore të Ukrainës ku forcat e atjeshme të sigurisë luftojnë kundër separatistëve pro-rusë.

Në takim nuk parashihet kurrfarë lëvizje të punëve, por në takimin e paraparë shihet me optimizëm pas tre vitesh ndalesë në negociatat e nivelit me të lartë.

Në lindje të Ukrainës për më shumë se pesë vite luftë deri më tani kanë vdekur më shumë se 13.000 njerëz.(koha.mk)