Uashington, 26 nëntor – Një tufë me 145 delfinë ngecën në bregun e ishullit Stjuart në Zelandë të re dhe të gjithë kanë ngordhur, njofton Bi-Bi-Si.
Trupat e ngecur të kafshëve i ka vërejt një kalimtar rasti i cili ka shëtitur në plazhin Mejson Bej.
Autoritetet kanë informuar se gjysma e delfinëve kanë ngordhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ndërsa të tjerët i kanë vënë në gjumë, pasi ka qenë e pamundur të shpëtohen.
“Mundësia të kthimin e suksesshëm të delfinëve në det ka qenë e vogël”, ka thënë Ron Lepens nga Sektori lokal për konservim, funksioni i së cilës është ruajtja e trashëgimisë historike dhe natyrore të Zelandës së Re.
“Kanë ngecur në lokacionin më të largët. Veçmë kishin ngordhur, ndërsa neve na mungojnë të punësuar. Atë që mund të bëjmë për ta ka qenë eutanizimi. Por, ajo çdoherë është një vendim i vështirë”, ka thënë Lepens.
Në raportin e Sektorit për konservim thuhet se në Zelandë të Re shpesh ngecin delfinë dhe balena, në mesatare 85 herë në vit. Më shpesh bëhet fjalë për një anëtar të llojit, jo për gjithë tufën.
Balenat dhe delfinët ngecin për shkak të sëmundjes, vështirësi gjatë navigacionit, rrymat detare apo shkaku që ndiqen nga grabitqarë.