Zelanda e Re do të nisë muajin e ardhshëm uljen e kontingjentit ushtarak të dislokuar në Irak, me objektivin për të përfunduar pjesëmarrjen e tyre në vend në mesin e vitit 2020, njoftoi sot kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern.
UellingtonI dërgoi në Irak këtë kontigjent ushtarak në 2015 për të trajnuar dhe mbështetur forcat irakiane, në atë kohë të angazhuara kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS).
Ardern specifikoi se kontingjenti i Zelandës së Re, aktualisht prej 95 forcash ushtarake, i cili po punon me australianët në bazën e TajiT, në veri të Bagdadit, e kishte përmbushur misionin e tij.