Deklarata kontradiktore vijnë nga krerët e LSDM-së për mënyrën se si u infektua deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri.
Ky i fundit ka demantuar ish kryeministrin dhe liderin e partisë së tij .Zekiri tha se te vëllau i tij ka qenë për Bajram e jo për Iftar .Ai tha se Zaev e kishte ngatërruar Bajramin me Ramazanin.Zekiri tha se nuk ka shkuar askund për Iftar por ka qenë për Bajram te vëllau për t’i uruar festën.Sipas Kryetarit te LSDM Zoran Zaev, nënkryetari i partisë së tij, Muhamed Zekiri është infektuar në iftar te vëllau i tij.
Me këtë kreu i LSDM-së dhe ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev pranon se Zekiri nuk e ka respektuar orën policore dhe masat për mbrojtje duke vënë në rrezik edhe të tjerët.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe i viktimave që shkonë në shtatë. Nga 727 teste të realizuara, 89 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve,35 raste janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë, 27 në Shtip, 1 në Prilep, 7 në Tetovë, 1 në Gostivar, 1 në Strumicë, 4 në Koçani, dhe 1 në Sveti Nikollë.
Poashtu gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova dhe një nga Struga.