Zeka: Dje isha dëshmitar i lobimit të VV-së kundër liberalizimit

8

Deputeti me aktakuzë të ngritur nga radhët e NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe liberalizimin e vizave.
Më herët ishte raportuar se deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kishte bërë të njëjtin lobim por ky deputet ka paralajmëruar padi kundër mediumit që e kishte publikuar lajmin.

Por, Zeka thotë se për një gjë të tillë kishte qenë dëshmitar në kuadër të një takimi mes Komisionit për Integrimet Evropiane dhe ambasadores holandeze. Deputeti tjetër i përmendur Deda, nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë për rastin.

Skandali perpara ambasadores holandeze
Dje, ne takimin e radhes, Komisioni per Integrime Europiane, kemi pasur rastin qe te takohemi me ambasadoren e Holandes. Te gjitha partite kemi qene unike ne qendrimet tona, kukulla kukullat kemi argumentuar pse qytetaret e Kosoves duhet te udhetojne pa viza.

Per habine e te gjitheve, perfaqesueseja e LVV folloi t i thoshte ambasadores: “A e shihni se si nuk kaloi ne Parlament Ligji Antimafia?!”
Reaguam une dhe deputeti Ilir Deda, duke i thene ambasadores se ai ligj nuk ka kaluar per shkakun se LVV nuk ka qene ne sallen e Kuvendit, edhe se nuk eshte teme diskutimi çeshtja e punes te Kuvendit.
Kam degjuar ne te kaluaren akuza se LVV po lobon kunder liberalizmit, po te jem i sinqert kurr nuk kam besuar. Dje kam qene deshmitar dhe sinqerishte jam shokuar!!! (zeri)

Comments are closed.