Romë, 1 janar – Zëdhënësi i Vatikanit Greg Burke dhe zëvendësi i tij Paloma Garsia Ovehero papritmas dhanë dorëheqje të cilat Papa Francisku i pranoi.
Burke në llogarinë e tij në Tuiter ka shkruar se zëvendësi i tij dhe ai kanë dhënë dorëheqje, të cilat hyjnë në fuqi prej sot.
“Në kohën e tranzicionit të komunikimeve në Vatikan, mendojmë se më mirë është papa të lirshëm të krijojë ekip të ri”, ka shkruar Burke.
Papa e emëroi anëtarin e zyrës së Vatikanit për komunikim Aleksando Gjisoti zëvendës të përkohshëm. Ai para pak kohe e ndërroi redaktorin shumëvjeçar të shtypit të Vatikanit dhe e emëroi drejtor për të gjitha botimet e Vatikanit.