dhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın, ka reaguar ndaj një lajmi në New York Times duke theksuar se, “Kjo nuk është gazetari. Kjo është një përpjekje e hapur nga New York Times për të legjitimuar dhe mbuluar terrorizmin e PKK-së”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kalın ka reguar ndaj lajmit në gazetën New York Times duke vlerësuar se “kjo nuk është gazetari”.
This is not journalism. This is a blatant attempt by @nytimes to justify and whitewash PKK terrorism.
By the same logic, Bin Laden was a ‘hero’ to some?! Would you call Milosevic and Mladic also ‘heros’ to some people?! https://t.co/lxilHtzo4m
— Ibrahim Kalin (@ikalin1) August 18, 2018
“Kjo është një përpjekje e hapur nga New York Times për të legjitimuar dhe mbuluar terrorizmin e PKK-së”, ka theksuar Kalın, duke shtuar më tej se, “Me të njëjtën logjikë sipas disave Osama bin Laden ishte hero? Edhe Dragomir Milosevic dhe Ratko Mladic sipas disa njerëzve i emëroni heronj?”.
Ky reagim i zëdhënësit Kalın ka ardhur pasi New York Times në një lajm të sajin e ka përshkruar si ‘hero‘ anëtarin e lartë të PKK/KCK-së, İsmail Özden, i koduar me emrin Mam Zeki Sengali i cili u neutralizua në një operacion të përbashkët nga Forcat e Armatosura Turke dhe intelegjenca në Sinjar në Irakun e veriut.