Berlin, 5 mars – Bashkimi Evropian duhet të ketë qasje të pastër shkencore ndaj miratimit të vaksinës ruse “Sputnik V”, deklaroi sot kryeministri bavarez Markus Zeder, duke folur në parlamentin rajonal.
“Janë shfaqur dy vaksina të reja, të cilat aktualisht i janë nënshtruar procedurës për skrining,” deklaroi Zeder, duke shtuar se mendon në vaksinën “Sputnik V” dhe “Xhonson dhe Xhonson”.
Zeder theksoi se siguria e vaksinave është aspekti më i rëndësishëm i procedurës dhe se BE-ja duhet të përshpejtojë vaksinimin.
Agjencia evropiane për Ilaçe (EMA) dje kumtoi se ka nisur një procedurë për ekspertizën e vaksinës “Sputnik V”.
Specialistët do të duhet të konfirmojnë nëse vaksina është në përputhje me standardet e BE-së për sa i përket efikasitetit, sigurisë dhe cilësisë.