Shkup, 31 mars – Në këto ditë të vështira për qytetarët e shtetit tonë dhe për njerëzimin në tërësi, gjyqësia dëshmoi se mund t’i përgjigjet secilës sfidë, shkroi kryetari i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kiro Zdravev në urimin me rastin e 31 marsit – Ditës së jurisprudencës, njofton KOHA.
“Gjykatësit dhe nëpunësit gjyqësorë mbeten të vendosur për ta kthyer besimin e qytetarëve përmes zbatimit të paanshëm të së drejtës, të drejtësisë selektive, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore., barazisë, jodiskriminimit në çfarëdo baze dhe sigurimit të sigurisë juridike në bazë të sundimit të së drejtës”, thekson Zdravev. (koha.mk)