Një zbutës luanësh në Afrikë të Jugut, që konsiderohen si pjesë e një krenarisë kombëtare, ka dënuar sjelljen shtazore të turistëve të huaj që imitojnë këto kafshë kur pjellin të vegjlit.
Kevin Richardson që ‘lodron’ mes luanëve si të ishin kafshe shtëpiake mund të ngjajnë me një zbutës cirku mes shkurreve afrikane të savanës, por ai po e përdor vëmendjen ndaj tij për të dënuar industrinë barbare turistike, të cilët gjuajnë dhe vrasin luanë të zënë në leqe në parqet e Afrikës së Jugut.
Ai dhe kritikë të tjerë të këtyre metodave, i përshkruajnë praktikat e ‘gjuetisë së konservuar’ duke dënuar formën se si turistët tërheqin luanët në vende të veçanta, duke i zënë me kurthe dhe më pas i vrasin për t’i shitur si ‘trofe’ duke luajtur me çmimet që ofrohen për këto kafshë. Richardson tha se “lëkura dhe perçja e luanëve që sot gjen dhe shitet për trofe, bën që këta turistë ti lyejnë duart me gjakun e këtyre kafshëve”.
Ai ka shtuar më tej se, “turistët që vizitojnë luanët në parqet kombëtare, mendojnë se të ardhurat e tyre kontribuojnë në krijimin e fondeve për ruajtjen e këtyre kafshëve, por kur ata paguajnë për të blerë lëkurat e tyre, atëherë ata kanë kontribuar edhe në shfarosjen e këtyre kafshëve”.