Një grua i ka prerë burrit organet gjenitale dhe ia ka hedhur në tualet pasi e akuzoi për tradhëti.
Azad Singh u shtrua në gjendje të rëndë në spital për shkak të gjakderdhjes së madhe pas sumit të gruas në shtëpinë e tyre në Joginder Nagar, Indi veriore.
Policia tha se Sukhwant Kaur ka pritur derisa burrin e saj ta zinte gjumi para se ta rrihte me shufër duke e lënë pa ndjenja. Më pas ajo ka marrë një thikë dhe i ka prerë organet gjenitale.
Ajo kreu aktin e tmerrshëm pasi besonte se burri e tradhëtonte sipas heuesve.
“Gruaja goditi burrin e saj me një shufër kur ai ishte duke fjetur që e la atë pa ndjenja.
Pas kësaj, ajo i coptoi organet gjenitale me një thikë dhe i hodhi ato në një tualet,”-tha policia.
Singh u dërgua në një spital ku policia tha se ishte në gjendje të rëndë.