Një baba i dëshpëruar ka zbuluar përmes Google se ka kancer, por mjekët nuk kishin arritur ta zbulonin këtë sëmundje një vit më parë, shkruan Dailymail. Mjekët që kishin vizituar Kevin Everett, kanë dyshuar se ai mund të vuante nga astma dhe bronhitisi sepse problemet e tij lidheshin më tepër me frymëmarrjen dhe sinuset. Pasi gjendja e tij u përkeqësua, dhe 60 vjeçari nga Hull, filloi të hulumtonte rreth simptomave të sëmundjes së tij. Për fatin e tij të keq, Kevin me profesion inxhinier ka kuptuar të vërtetën e hidhur, se ai ishte me kancer. Tani ai është gati për të filluar radioterapi intensive, dhe ka bërë një ankesë zyrtare pranë Komisionit të Kujdesit Shëndetësor, i cili është rregullator i pavarur i shëndetit dhe kujdesit social të shërbimeve. “Më thanë se duhet të marrë më shumë kohë për tu diagnostikuar, dhe po të prisja më gjatë sëmundja do të ishte përhapur më tej dhe do të ishte e pashërueshme”, ka thënë ai.
Zbulon nga Google se ka kancer, mjekët nuk arritën ta bënin (FOTO)
Leave a comment