Një tunel sa misterioz aq dhe sekret është zbuluar nga arkeologët në Meksikë. Tuneli ndodhet nën Piramidën e Hënës, dhe mendohet se përfaqëson një rrugë kalimi në botën e lashtë.
Dhoma 15 metra e gjerë, e vendosur rreth 8 metra nën sipërfaqe, në qytetin antik të Teotihuacan, besohet se është përdorur për ritualet e shenjta funerare.
Qyteti Aztec i Tenochtitlan ishte një vend i tmerrshëm ku u bënë sakrifica njerëzore për të nderuar perënditë. Rezultatet e studimit janë publikuar së fundmi, ndërsa tuneli është zbuluar në vitin 2017.
Skelete njerëzore janë gjetur në tunelet e tjera të gërmuara në Piramidën e Hënës, duke nxitur spekulime se mbetje të ngjashme mund të jenë brenda tunelit të zbuluar rishtaz