Kristiano Ronaldo na ka mësuar më ekstravaganca nga më të ndryshmet: shtëpi, makina e kështu me radhë. Pa dyshim, edhe me gola të rrallë. Por këtë herë ai i ka surprizuar të gjithë dhe nuk bëhet fjalë për lamtumirën nga Reali.
Portugezi ka marrë sërish vëmendje për shkak të truporojës që ka zgjedhur. Nuk ka asgjë të çuditshme të kesh një truprojë, por për sigurinë personale në Botërorin e Rusisë Ronaldo ka zgjedhur një torero. Po, po një torero (termi spanjoll për ata që merren me demat). Ai quhet Nuno Marekos.
Ylli i Realit e kishte pranë tij për ta mbrojtur në finalen e Championsit në Kiev. Nuno Marekos e ka ndjekur nga afër në çdo hap portugezin dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe në Rusi. Vendimi për të marrë si truprojë një njeri të fuqishëm duket se vjen nga ai kërcënim i ISIS-it, i përhapur pak kohë më parë në rrjetet sociale.
Marekos e ka bindur Ronaldon për forcën dhe kurajën e tij. Përveçse është marrë me demat, Nuno Marekos ka përvojë edhe në ushtri. Ka qenë edhe një sportist i MMA dhe të gjitha këto arsye kanë bërë që CR7 të besojë te një torero.