George Michael ndërroi jetë në vitin 2016, duke lënë pas një pasuri të konsiderueshme. Tashmë që kanë kaluar 3 vite nga vdekja e këngëtarit, është zbuluar testamenti i tij, por ka rezultuar një surprizë e vërtetë. Pasurinë e tij prej 123 milionë Dollarësh e ka ndarë me motrat e tij, babanë dhe disa miq, duke lënë pa asnjë kacidhe të dashurit e tij.
I dashuri prej 15 vitesh Kenny Goss, është lënë jashtë testamentit. Mesa duket dashuria e George nuk ka qenë aq e madhe sa t’i lërë pjesë nga paratë e tij. Këngëtari dhe biznesmeni Goss nisën lidhjen e tyre në vitin 1996. Më pas në 2011 ata deklaruan se janë ndarë, por nuk kaloi shumë dhe u rikthyen bashkë.
Edhe ish i dashuri tjetër më të cilin George u lidh në 2012, nuk ka përfituar asgjë. Ky i fundit ruan ende kujtimet e këngëtarit, pasi vazhdon të jetojë në shtëpinë e tij në Londër, edhe pse shpeshherë i është kërkuar të largohet.