Tashmë është bërë e ditur se Santiago Solari do të jetë trajner i Real Madridit. Por, sipas asaj që raporton ‘Mundo Deportivo’, skuadra spanjolle brenda 15 ditësh do të emërojë trajnerin e ri, shkruan SYRI.net. Mediat iberike shkruajnë se bordi i klubit të Realit ndodhen në Britani dhe kanë takuar Mauricio Pochettinon për një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri argjentinas nuk është i lumtur te Tottenhami, pasi në këtë verë nuk arriti të bëjë asnjë transferim, për shkak të investimeve në stadium.
Kujtojmë se në bazë të rregullores së La Liga-s, madrilenët kanë 15 ditë kohë që të vendosin se kush do të jetë trajneri i tyre për një periudhë më afatgjate.