Adama Traore është një nga lojtarët më të shpejtë të Premier Ligës. Dhe shpeshherë kundërshtarët duhet ta pengojnë edhe në mënyrë të parregullt për të mos lejuar që t’i kalojë.
Një nga këto është natyrisht lëvizja klasike e kapjes prej krahëve. Por mjekët e Uolverhemptonit e kanë gjetur zgjidhjen për këtë rast.
“The Sun” zbulon se ata i lyejnë krahët me vaj fëmijësh, në mënyrë që duart e kundërshtarëve të rrëshqasin nëse tentojnë ta prekin. “Mbrojtësit ishin të shqetësuar se ai u shpëton me shpejtësinë e tij dhe e kapnin shpesh prej krahu duke i shkaktuar edhe probleme në shpatull”, deklaroi një burim i klubit për 24-vjeçarin.