Meshkujt e merimangave të llojit vejusha e zezë janë të tërhequr shumë më tepër nga femrat ne moshë më të avancuar. Ky është përfundimi i studimeve të fundit që kanë pasur në fokus sjelljen e vejushave të zeza. Është dokumentuar se pavarësisht se femrat me të reja në moshë teorikisht mund të ishin zgjedhja më e mirë për riprodhim dhe është më e lehtë për ta tërhequr seksualisht, për meshkujt e kësaj specieje zgjedhja bie mbi femrat e mëdha, për të cilat shpesh kryejnë vetëvrasje.
Për këto të fundit mashkulli shpenzon shumë më tepër kohë për ta bërë për vete dhe vë në rrezik jetën pasi ata shndërrohen në ushqim për to. Kjo specie merr emrin si vejusha e zezë pikërisht si pasojë e faktit se femrat kanibalizojnë meshkujt.
Meshkujt e kësaj specieje, të vënë përballë zgjedhjes, kërkojnë për çiftim gjithnjë merimangat më të pjekura në moshë në 100% të rasteve. Sipas studiuesve, arsyeja ndoshta fshihet pas lëshimit të feromoneve nga merimangat femra më të vjetra dhe duket se femrat e këtij lloji lëshojnë gjithnjë e më shumë me kalimin e moshës, duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Dhe ky mesa duket është shpjegimi pse meshkujt merimangë preferojnë të vdesin për të pasur femrat e rritura në krahasim me ato të papjekura në moshë.