Zbulohet prezantuesja përkrah Arditit! Ja emrat pjesëmarrës të festivalit “Kënga Magjike”

Festivali ‘Kënga Magjike’ do të nisë së shpejti dhe Ardit Gjebrea ka lajmëruar për disa nga ndryshimet e bëra. Në edicionin 21 të këtij festivali do të këndohet live që në fazën e parë dhe për herë të parë publiku ka të drejtë votimi dhe do të votojë për artistët “Big”.

Tashmë është zbuluar se përkrah Arditit do të moderojë edhe bukuroshja Adrola Dushi, ndërkohë që janë zbuluar emrat e disa artistëvë pjesëmarrës.

Deri tani janë konfirmuar emrat e: Linda Halimi, Anxhela Peristeri, Fifi, Inis Neziri dhe Ardit Çuni.

Sipas “Lajmi.net”, në festival gjithashtu do të marrin pjesë Erik Lloshi, Anjeza Branka dhe Orgesa Zaimi.

Ndërsa artistë të pakonfirmuar ende mbeten Ylli Limani, Stefi dhe Endri Prifti, Eneda Tarifa, Juliana Pasha dhe Flaka Krelani.