Daniel Boga, ish-“scout” i Chelsea-t, ka zbuluar një prapaskenë të 6 viteve më parë me talentin francez, Kylian Mbappe, tashmë në sezonin e tij të dytë te PSG. Kur ishte vetëm 13-vjeç, ai udhëtoi drejt Londrës me mamanë e tij, për të zhvilluar një provë në akademinë e Chelsea-t. Specialistët e bluve të Londrës nuk u bindën plotësisht rreth asftësive të tij, duke i kërkuar që të rikthehej për një provë të dytë. Mirëpo në këtë moment, shpjegon Boga, nëna e Kylian Mbappesë, Fayza Lamari, refuzoi.
“E ftova bashkë me familjen e tij për të kaluar një periudhë prove të Chelsea. Që atë kohë kishte cilësitë që ka edhe sot. Luajti kundër Charltonit dhe fitoi 7-0. Pas një jave, e ftuam në zyrë dhe i thamë: i vlerësojmë shumë cilësitë e tua, por duhet të vish për një provë të dytë dhe më pas do të vendosim. Më kujtohet reagimi i nënës së tij në gjuhën franceze dhe unë duhej ta përktheja. Ajo tha: më dëgjo, djali im nuk do të vijë më, nëse ata e duan, duhet ta marrin tani, në të kundërt, pas 5 vitesh do t’u duhet të paguajnë 50 milionë paundë.”