Kaçen e duan të gjithë. Bëhet fjalë për një situatë të pazakontë, teksa në fillim të sezonit, shqiptari nuk po gjente dot skuadër ku të mund të huazohej.
Duhen 400 mijë euro, pa përllogaritur shifrat që i kompletojnë gjysmën e rrogës mesfushorit shqiptar dhe kartoni i Kaçes do të ishte i skuadrës së “jeshiltë”. Sipas mediave greke, te skuadra e Panathinaikosit, krahas vështirësisë financiare, janë të gatshëm që të negociojnë me PAOK për blerjen përfundimtare.
Fillimisht, do të kërkohet me çdo kusht ushtrimi i të drejtës së blerjes së kartonit të tij dhe më pas do të tentohet të negociohet shifra. Plani? Çmenduri. Investime të frikshme deri në ekstrem për klubin që më pas do të mundohet ta blindojë mesfushorin kuqezi edhe për të ardhmen me kontratë deri në 4-vjeçare.