Zinedine Zidaneu rikthye te Real Madrid, për të tentuar që ta rikthejë sërish skuadrën në majat e futbollit. Skuadra spanjolle u eliminua nga të gjitha garat në këtë sezon, ndërsa trajneri francez do t’i ketë edhe 11 ndeshje deri në fund të këtij sezoni në La Liga, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta KOHA.
France Football ka arritur ta zbuloj pagën e Zidanes te Real Madrid, gjersa do të qëndrojë deri në vitin 2022 në Santiago Bernabeu. Sipas mediumit francez, trajneri do të përfitojë minimum 12 milionë euro pagë në sezon te skuadra spanjolle.
Poashtu, Zidane do t’i ketë duart e lira në transferimet që do t’i bëjë në verë, gjersa do të ketë një buxhet prej 35 milionë euro. Francezi u pajtua që të rikthehej te Real Madrid, duke i vendosur kushte Florentino Perezit, në mënyrë që ta rikthej skuadrën sërish në majat e futbollit.