80 milionë euro, është kjo shifra që Juventusi pritet të përfitojë nga kalimi në fazën e 1/8-ave të Champions League, një shifër që bardhezinjtë pritet tia ofrojnë të gjithën Manchester United, për të siguruar shërbimet e Paul Pogba. Raportet e mesfushorit francez me Jose Mourinhon janë përkeqësuar akoma më shumë dhe gjasat që Pogba të largohet nga Manchester United në janar ose gjatë verës së ardhshme janë të mëdha. Bardhezinjtë kërkojnë rikthimin e kampionit të botës në Torino dhe për ta bërë të mundur një operacion të tillë kanë gati 80 milionë euro. Mbetet për tu parë cila do të jetë përgjigjia e United që për ta blerë mesfushorin nga Juventusi 2 vite e gjysmë më parë shpenzoi 105 milionë euro.