Zbulohet një specie e re dinozaurësh me krahë

Një specie e re e dinozaurësh me krahë të ngjashëm me ato të një lakuriqi nate, u zbulua në Kinë, një zbulim i rëndësishëm për të kuptuar origjinën e fluturimit dhe mënyrën në të cilën dinozaurët evoluuan në zogj.

Mbetjet e fosilizuara të dinozaurëve u gjetën në Liaoning, në verilindje të Kinës, në vitin 2017 dhe filluan të studioheshin nga Min Wang, një paleontolog kinez dhe autor kryesor i një studimi të botuar këtë javë duke e përshkruar dinosaurun e ri Ambopteryx longibrachium.

“Nuk ishte një zog në të gjitha aspektet por as dinozaur”, tha Wang. Por studimet e mëtejshme kanë treguar se ishte në të vërtetë një dinozaur i vogël, me gjymtyrë të veçanta dhe krahë si të lakuriqit të natës. Fosili është 163 milionë dhe ka hedhur dritë mbi dyshimet e paleontologëve, që vërtetojnë ekzistencën e tyre.