Prodhuesi më i madh i gurëve të gjelbër në botë, Gemfield, ka zbuluar një kristal smeraldi prej 5,655 karatësh në njërën nga minierat në Zambie.
Kompania ka bërë të ditur se guri i cili peshon pak më shumë se 1 kilogram, është gjetur në minierat e Gemfield-it në Kagem, shkruan CNN.
Ky lloj guri më gjuhën lokale quhet “Inkalamu” që do të thotë “Luan”. Ai do të copëtohet në pjesë të vogla, pastaj do të ekspozohet në një ankand në Singapor.
Smeraldet zbulohen shumë rrallë dhe janë më të vlefshëm se diamantet. Shumica e këtyre gurëve janë gjetur nëpër minierat në Zambie, Kolumbi dhe Brazil.
“Ne kemi kërkesa jashtëzakonisht të mëdha për smeralde të kualitetit të lartë nga disa firma kryesore, veçanërisht nga Europa. Të gjithë e admirojnë ngjyrën e pasur dhe transparencën unike të këtyre gurëve”, ka deklaruar Elena Basaglia nga kompania Gemfield.