Londër, 10 shkurt – Një i punësuar në Qendrën mjeksëore Kaunti në qyteton jugor anglez Brajton, ësjtë pozitiv i koronavirusit të ri 2019-nCoV, lajmëroi B-Bi-Si.
Britania publikoi se koronavirusi i ri është kërcënim serioz dhe i drejtpërdrejt për shëndetin publik, hapi që i jep Qeverisë autorizim shtesë për luftë kundër përhapjes së virusit.
Deri më tani numri i të infektuarve në Britani nga koronavirusi është tetë persona.
I infektuari e ka vizituar Singaporin dhe pastaj ka qenë në pushim në Francë. Ai është hospitalizuar në spitalin Sent Tomas në Londër.
Të infektuarit e tjerë mes të cilëve edhe një fëmijë, gjithashtu janë në spital, por në gjendje të mirë. Sipas Bi-Bi-Si-së, autoritetet shëndetësore janë në kërkim të personave të cilët kanë pasur kontakte me personin e infektuar.(koha.mk)