Zbulohet një liqen i madh nën sipërfaqen e Marsit

2

Shkencëtarët kanë zbuluar një liqen të madh në sipërfaqen e Marsit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Astronomët nga Instituti Kombëtar Astrofizik i Bolonjës në Itali, në hulumtimet e realizuara me satelitin “Mars Express” kanë zbuluar se në polin jugor të Planetit të Kuq ndodhet një liqen i fshehur nën një shtresë të akullit.

Hulumtuesit në matjet e bëra me radar mes muajit maj të vitit 2012 dhe muajit dhjetor të vitit 2015 kanë zbuluar praninë e një mase të ujit, e cila ndodhet 1.5 kilometra nën sipërfaqen e planetit dhe është i përhapur në 20 kilometra.

Në Planetin e Kuq më parë ishte zbuluar prania e ujit në gjendje të ngrirë, por ky zbulim i ri për herë të parë tregon praninë e përhershme të ujit në këtë planet.

Liqeni është tepër i ftohtë dhe me kripë, por përkundër kësaj meqë në botë ka mikrobe që jetojnë në kushte të tilla, mendohet se ky liqen mund të sigurojë një ambient të përshtatshëm për të jetuar.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Science”.

Comments are closed.