Një paisje shpërthyese është gjetur pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij Hillary, në New York. Paisja u gjet mëngjesin e së mërkurës nga një teknik që kontrollon postën e Bill dhe Hillary Clinton. Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë pakon e dyshimtë të gjetur.
Zyrtarët thanë se paisja ishte e ngjashme me atë të gjetur në kutinë postare të shtëpisë së filantropit miliarder George Soros të hënën, raporton New York Times.