Juventusi mbetet mbreti i Serisë A. Skuadra bardhezi fundjavën e kaluar festoi titullin e 7-radhazi dhe të gjithë ishin të lumtur, por problem ishte ceremonia. Më saktë, një episod i cili tërhoqi vëmendje. Njëra nga modelet e gjendura aty për të dhënë medaljet i bëri një refuzim futbollistit Mehdi Benatia duke mos i thënë dorën. Bukuroshja quhet Svetlana Vakulova, e cila për mediat italiane ka treguar edhe arsyen reale pse e bëri atë veprim turpërues për mbrojtësin maroken. “Sinqerisht, më duhet të sqaroj se rregullorja nuk na lejon t’i japim dorën askujt. Nuk ishte asgjë personale, pasi edhe unë jam tifoze e Juventusit. Më mirëkuptoni”, deklaroi Svetlana.