Ernesto Valverde mund të vendosë t’i thotë lamtumirë Barcelona-s në fundin e këtij sezoni. Për këtë arsye, në shtëpinë “blaugrana”, po vlerësohen që tani profilet e disa trajnerëve që mund të jenë të përshtatshëm për Mess-in me shokë. E përditshmja spanjolle “Marca” ka publikuar një listë të kandidatëve të mundshëm.
Fillohet nga Quique Setién, trajneri aktual i Betis, dhe vazhdohet me Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenal, Laurent Blanc, ish-trajneri i PSG-së dhe i kombëtares franceze.
Emrat e tjerë janë ata të Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, Ronald Koeman, trajneri i Holandës, Frank de Boer, ish-trajneri i Inter-it, Jordi Cruijff, trajneri aktual i Chongqing Lifan në Kinë, Thierry Henry, aktualisht te Monaco, dhe ish-flamuri i Barçës, Xavi Hernandez, i cili luan në Katar me Al-Sadd.
Me pak fjalë, një listë e gjatë që përmban emrin e trajnerit të ardhshëm të Barcelona-s.