Mohamed Salah nuk është në mesin e gjashtë lojtarëve të nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë në Angli për sezonin 2018/19. Edhe zyrtarisht tashmë dihet gjashtë emrat e futbollistëve që do të luftojnë për të rrëmbyer çmimin “Lojtari i vitit në Premier Ligë” për sezonin 2018/19. Virgil Van Dijk, Raheem Sterling, Sergio Aguero, Eden Hazard, Sadio Mané dhe Bernardo Silva janë lojtarët që janë nominuar për ta rrëmbyer çmimin më të rëndësishëm individual.
The nominees for the PFA Players’ Player of the Year!
🇦🇷 @aguerosergiokun
🇳🇱 @VirgilvDijk
🇧🇪 @hazardeden10
🇸🇳 Sadio Mané
🇵🇹 @BernardoCSilva
🏴 @sterling7#PFAawards | #POTY pic.twitter.com/j6YvXaRtSJ
— Professional Footballers' Association (@PFA) April 20, 2019
Mohamed Salah, që e fitoi këtë çmim vitin e kaluar, këtë edicion nuk ka arritur të hyjë as në mesin e më të mirëve. Favorit për ta rrëmbyer këtë çmim mbetet qendëmbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk dhe anësori i Manchester Cityt, Raheem Sterling.