Xhakartë, 1 nëntor – Zbulohet kutia e zezë e aeroplanit indonezian i cili u rrëzua të hënën në Detin Java, njofton DPA.
Një zhytës e gjeti pajisjen në thellësi të detit prej 30 metrash. Kutia e zezë është në gjendje të mirë, publikoi “Metro TV”.
Aeroplani i “Lajon Er” u rrëzua në det të hënën, 13 minuta pasi u nis nga aeroporti ndërkombëtar në Xhakartë. Të gjithë 181 pasagjerët dhe ekuipazhi prej tetë anëtarëve e humbën jetën.