Zbulohet kundërshtari i Gjetan Ketas

Boksieri shqiptar Gjetan Keta do të rikthehet në ring me datë 9 mars pas kërkesës së boksierit spanjoll Pablo Daniel Nievas. Boksieri argjentinas mban në portofolin e tij profesional 51 ndeshje, 33 fitore nga të cilat 19 me k.o dhe 17 humbje. Ndërsa boksieri shqiptar ka 23 fitore nga të cilat 19 me k.o dhe 4 humbje.

Lajmin e konfirmon trajneri dhe vëllai i Gjetanit, Ismail Keta, i cili në një status në Facebook shkruan:

“Përshëndetje miq.

Kur në sportin e boksit arrin në nivele të larta, përgjegjësitë shtohen dhe kalojnë përmasat e pasionit. Aq me i vështirë bëhet kur të mungon publiku i zjarrtë shqiptare që neve na ka mbështetur gjithmonë!

Pas pritjes së gjate për t’u ndeshur kundra boksierit gjerman Vincent Feigenbutz ndaj të cilit Gjetani humbi ne vitin 2016, Gjetani ka pranuar ftesën për t’u ndeshur në Spanjë me datë 9 mars kundra PABLO DANIEL NIEVAS që ndeshjen e fundit e humbi kundra gjermanit të pathyeshëm deri më tani Jürgen Brähmer.

Pablo Daniel Nievas

Sigurisht që publiku i zjarrtë shqiptarë do të na mungojë në Madrid, Spanjë, por ne do përpiqemi me shumë punë dhe përkushtim t’ju nderojmë me fitore. “