‘Football Leaks’ vazhdon të bëjë zbulime interesante rreth kontratave në futboll. Pasi zbulojë detaje të fshehta të kontratave të futbollistëve, ‘Football Leaks’ tani ka zbuluar edhe një kontratë të Real Madridit me kompaninë e veshmbathjeve, ADIDAS. Siç mësohet, Real Madrid dhe ADIDAS kanë një marrëveshje në vlerë 1 miliardë euro, duke e bërë kontratën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.
Sipas marrëveshjes, Real Madridi do të përfitoje 70 milion euro në vit + 22.5% të profitit nga shitjet e produkteve të ADIDAS. Kjo nënkupton që Real Madridi do të përfitoje një shumë fikse vjetore prej 70 milion eurosh + një shumë prej rreth 30 milion eurosh nga shitjet e produkteve.