Arkeologët në Romë kanë zbuluar një skulpturë mermeri të kokës së Dionisit, perëndisë të verës, kërcimit dhe pjellorisë.
Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në zemër të qytetit, pranë Roman Forum.
Koka i përket një statuje të madhe të perëndisë, që daton në kohën e perandorisë romake.
Arkeologët ishin duke bërë gërmime arkeologjike në një mur mesjetar për të gjetur eshtra, kur gjetën kokën e mermertë, për të cilën ata besojnë se është Dionisi, të cilin romakët e njohin si Bakus.
Ata thanë se statuja ishte e ngjeshur në mur, dhe ishte ripërdorur si material ndërtimi, gjë që ndodhte shpesh në periudhën mesjetare.
“Roma vazhdon të na surprizojë çdo ditë”-tha kryebashkiakja Virginia Raggi
Sipas Claudio Parisi Presicce, drejtori i muzeut arkeologjik të Romës, statuja daton midis shekullit të parë para Krishtit, dhe shekullit të dytë të erës sonë.