Një kokë mermeri 2,000-vjeçare e Augustit, perandorit të pare të Romës, është zbuluar në Isernia, një qytet italian në rajonin jug-qendror të Molise.
Arkeologu Francesco Giancola bëri zbulimin e jashtëzakonshëm gjatë punëve të restaurimit për të riparuar një mur mesjetar që u shemb për shkak të shirave të fortë në 2013.
Giancola po ndiqte punimet në emër të komunës së Isernia, por i tha CNN të enjten se ai nuk priste një zbulim kaq të madh.