Tashmë nuk ka më dyshime. Aventura e Santiago Solari-t në stolin e Real Madrid do të mbyllet në fund të sezonit. sipas “Don Balon”, plani i Florentino Perez është të mos e mbajë argjentinasin në drejtimin e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm.
Kështu shkruhet në kontratën e Solari-t. Pas rinovimit të tij deri në 2021-in pak ishin ata që menduan se ish-trajneri i Castilla do të qëndronte deri në fund. Përkundrazi, Florentino donte të tregonte besim ndaj Santiago-s, në mënyrë që roli i tij në krye të ekipit të mos vihej në pikëpyetje nga skuadra.
Sepse lojtarët kanë besim tek Solari. Ndërkohë, që disa të tjerë, si Vinicius, e ngrenë në piedestal. Por presidenti i Real Madrid ka vendosur që në stolin e madrilenëve duhet të jetë një trajner i madh.
Mourinho, Low, Klopp, Allegri, Pocchetino… nuk dihet se kush do të vijë, por Perez tashmë e ka bërë hapin e parë për të mos qenë Solari. Një klauzolë në kontratën e tij e lejon Reali-n ta largojë atë pa paguar dëmshpërblim.