Zbulohet kandidati potencial për të zëvendësuar Koeman te Barcelona

55

Joan Laporta është zgjedhur si president i Barcelonës për herë të dytë në karrierën e tij. Më 7 mars, ditën edhe kur u mbajtën zgjedhjet në Barcelonë, Laporta ka marrë më së shumti vota.

Cadena SER raporton se Julian Nagelsmann është zgjedhja e parë për të zëvendësuar Ronald Koemanin në stolin e Camp Nou.

Para se Laporta të fitonte zgjedhjet, ai bëri me dije se mund ta sjell trajnerin e Bundesligës në klub.

Nagelsmann ka pasur momente shumë të mira me Hoffenheim dhe RB Leipzig, duke udhëhequr ekipet përkatësisht në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

33-vjeçari ka regjistruar 50 fitore në 83 paraqitje si trajner i Leipzig që nga korriku 2019.