Tetovë, 25 tetor – Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, të mërkurën prej ora 16 e 30 minuta deri ora 17 e 20 minuta, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 37-vjeçarit F.U. nga Tetova, në rrugën “Shtipska” në Tetovë.
Gjatë bastisjes së realizuar me urdhër të gjykatësit, është gjetur sasi heroine, ndërsa tek 38 vjeçari E.I. gjithashtu nga Tetova, i cili ka qenë së bashku me personin F.U., është gjetur marihuanë. Dy personat janë privuar nga liria dhe pason zbardhje e plotë e rastit. (koha.mk)