James Rodriguez nuk do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit. Menaxheri i famshëm portugez, Jorge Mendes, ka zbuluar se James Rodriguez nuk do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit. Reprezentuesi kolumbian pas Kupës së Botës për Klube nuk e kishte përjashtuar mundësin e largimit nga Los Bancos. Por, menaxheri i lojtarit ka hedhur poshtë këtë. “James nuk do të largohet në janar”, ka thënë Mendes për të përditshmen sportive madrilene, AS, përcjell Express. Interesim për Jamesin gjatë këtyre ditëve kishin shfaqur ekipe të mëdha si: Manchester United, Chelsea, Inter, Juventus dhe Bayern Munich. Por, si duket këto ekipe duhet të presin deri në verë për të shpresuar në një transferim të mundshëm të ish-anëtarit të Portos dhe Monacos.