Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj nuk e sheh Elsin te Napoli edhe për një kohë të gjatë edhe pse kohët e fundit ai ka luajtur si titullar.
“Kemi folur për këtë dhe Napoli e di situatën e tij. Do të presim përgjigjet dhe kur t’i marrim do ta shohim çfarë do të ndodhë. Ekziston dëshira për zgjatjen e kontratës dhe për shitjen e tij në verë. Nuk i dua më dy lojtarë të mi në të njëjtin rol”, tha menaxheri i mbrojtësit shkodran.
Hysaj ka luajtur 11 ndeshje në Serinë A në këtë sezon dhe dy të tjera në Kupën e Italisë.
Gjatë verës për 26-vjeçarin pati interes konkret nga Atletico Madridi dhe Roma.