Zbulohet e ardhmja e Arlind Ajetit

5

Arlind Ajeti është vetëm një hap larg firmës me klubin danez, Velje. Lajmin e kanë konfirmuar dje mediat në shtetin skandinav, duke iu referuar burimeve të sigurta pranë klubit ku aktivizohet prej tri sezonesh mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, si dhe lojtari tjetër i U-21, Arbnor Muçolli.

Sipas mediave daneze, drejtuesit e Velje kanë arritur të bindin Ajetin për një kontratë afatgjatë. Aktualisht klubi militon në Ligën e Dytë dhe synon rikthimin në elitën e futbollit danez, atje ku e ngjiti dy sezone më parë trajneri italian, Adolfo Sormani, i cili sot drejton Partizanin në Kategorinë Superiore.

Që prej  qershorit 2019 Ajeti është pa skuadër, ndërsa kohët e fundit u përfol edhe një transferim te Tirana.

Comments are closed.