Fiat Panda me dizajn krejtësisht të ri, pritet të arrij në treg në 2022-ën, duke iu bashkuar Fiat 500 krejtësisht elektrik. Pas vitesh të tëra investimesh nga marka italiane, sipas shefit të Fiat-it, Olivier François, “fokusi i pamëshirshëm në kosto do të jetë në zemër të krijimit të modelit të ri, ashtu siç ishte kur është zbuluar Panda, në 1980-ën”.
Kjo do të thotë se elementet kyçe, si numri i ngjyrave do të jetë shumë i limituar por personalizimin e tij mund të bëhet ndërmjet mbështjellësve anësore, ashtu siç shihet në foto.
Duke folur për ueb faqen angleze automobilistike, autoexpress, shefi i Fiatit ka deklaruar se ata kanë tentuar që të mbajnë emrin dhe karakterin e Pandas: “Do të ketë të ardhme për Panda-n ashtu si ikonë”, ka thënë ai. “Panda do të jetë versioni më ‘lakuriq’ me një çmim të pabesueshëm”. “Kështu që po, unë e dëshiroj të ardhmen e Panda-s, sepse unë mendoj se kjo është ajo se çfarë e bënë Fiat-in kaq unik. Nuk ka Fiat si një tersi nëse nuk ka Panda e 500”, ka shtuar ai.