Kështu do të duket ora e mençur e ardhshme e gjigantit jug-korean të teknologjisë, Samsung.
Tani, është publikuar një fotografi e cila zbulon dizajnin e orës së mençur Galaxy Sport të Samsungut.
Samsung Galaxy Sport ka formë të rrumbullakët dhe vjen me dy butona fizikë, njëjtë sikurse Galaxy Watch, transmeton Koha Ditore. Trupi i kësaj ore të mençur duket se përbëhet nga metali.
Gjithashtu, Galaxy Sport, me numër të modelit SM-R500, e cila së fundmi është certifikuar në Tajvan, Shtetet e Bashkuara dhe në Korenë Jugore me emrin kodues “Pulse”, thuhet se do të jetë ora e parë e mençur e Samsungut që të vijë me asistentin digjital Bixby Reminders, shkruan gsmarena.
Galaxy Sport, po ashtu, pritet të ketë 4 GB RAM memorie, veçorinë NFC për pagesat e sigurta, GPS për fitness, lidhjet Wi-Fi dhe Bluetooth, si dhe do të jetë rezistentë ndaj ujit.
Samsungu pritet ta prezantojë Galaxy Sport në ngjarjes e saj “Galaxy S10” më 20 shkurt.